Aktualitet

Me çdo kusht në Britani, 21 emigrantë shqiptarë marrin peng anijen angleze, i ‘tradhëton’ roja e portit

Nëntëmbëdhjetë burra dhe dy fëmijë u fshehën nën një prej kontenierëve të mullinjëve të erës që anija po sillte nga Bilbao për në Angli. Pasi kishin udhëtuar gjithë rrugës pa u vënë re nga marinarët, kur ishin pranë brigjeve britanike shqiptarët dolën nga vendi i fshehjes.
Featured image of article: Me çdo kusht në Britani, 21 emigrantë shqiptarë marrin peng anijen angleze, i ‘tradhëton’ roja e portit Anija e marrë peng

BRITANI E MADHE-Një grup prej 21 emigrantësh shqiptarë kanë marrë “peng” një anije mallrash që ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Nëntëmbëdhjetë burra dhe dy fëmijë u fshehën nën një prej kontenierëve të mullinjëve të erës që anija po sillte nga Bilbao për në Angli. Pasi kishin udhëtuar gjithë rrugës pa u vënë re nga marinarët, kur ishin pranë brigjeve britanike shqiptarët dolën nga vendi i fshehjes.

Ata ishin të vendosur që ta kalonin pjesën tjetër të rrugës me not për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë së Kufirit.

Por teksa ndodheshin në kuvertë, një prej rojave të portit, i cili nuk i dha asnjë sinjal anijes për t’u amkoruar. Ai njoftoi menjëherë policinë dhe autoritetet përkatëse.  

Ekuipazhi u la të merrej me emigrantët për gati 24 orë, ndërsa në breg po përgatitej kurthi për kapjen e tyre.

Një burim i tha The Sun: Kjo tingëllon e çmendur, por ato ishin fshehur në njërën nga ato kontenierët e mëdhenj. Askush nuk mendoi të kontrollonte mullinjtë në Bilbao, ata dolën jashtë kur anija ishte afër Britanisë. Unë mendoj se ata ishin aq të lodhur dhe të uritur, pasi kishin menduar edhe sesi mund ta merrnin anijen.”

Shqiptarët janë arrestuar tashmë dhe sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, ata po trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit.”

Marrë nga The Sun

(k.m/dosja.al)

Shto Koment