Aktualitet

S’tregoi që kishte ardhur nga Italia, u operua në Lezhë. Pacientja me koronavirus, infekton edhe 3 infermiere, mbyllet pavioni i ortopedisë

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët dhe janë në pritje të rezultateve. Ky është rasti i dytë që rrezikon mjekët në Lezhë, pasi disa ditë më parë rezuloi e infektuar edhe një infermiere. 
Featured image of article: S’tregoi që kishte ardhur nga Italia, u operua në Lezhë. Pacientja me koronavirus, infekton edhe 3 infermiere, mbyllet pavioni i ortopedisë

LEZHË– Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë pasi një paciente është infektuar me koronavirus. Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë, dhe pas kryerjes së analizës ajo rezultoi pozitive me covid-19. Më pas ajo tregoi se rreth dy javë më parë kishte ardhur nga Italia. 

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët dhe janë në pritje të rezultateve por deri më tani 3 infermiere kanë rezultuar pozitive. Ky është rasti i dytë që rrezikon mjekët në Lezhë, pasi disa ditë më parë rezuloi e infektuar edhe një infermiere. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment