Aktualitet

Mblidhet KLP/ Arta Marku rikthehet në Tiranë, caktohet hetuese tek “APELI”. Vendosen “kokat” e katër Prokurorive në rrethe (EMRAT)

Mblidhet KLP, ndryshime në Prokuroritë e vendit. Ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nga Shkodra rikthehet në Tiranë. Caktohen edhe drejtues të rinj në Prokuroritë e Lushnjes, Elbasanit, Kukësit, dhe Fierit.
Featured image of article: Mblidhet KLP/ Arta Marku rikthehet në Tiranë, caktohet hetuese tek “APELI”. Vendosen “kokat” e katër Prokurorive në rrethe (EMRAT) Gent Ibrahimi dhe Arta Marku

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sërish online paraditen e sotme për të miratuar emërime të reja të përkohshme të 6 prokurorëve. Gjatë seancës online, e cila u zhvilluar pa pjesëmarrjan e prokurores Nurihan Seiti, e cila mungoi për arsye personale, u vendosën ndryshimet e reja në organet hetuese.

Ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nga hetuese në Shkodër është caktuar që të ushtrojë detyrën e saj në Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit.

Ndërsa në rrethe, disa prej prokurorëve të organeve hetuese janë vendosur që të drejtojnë institucionet ku edhe ushtrojnë detyrën. Kreshnik Ajazi është caktuar që të drejtojë Prokurorinë e Elbasanit, por pa vendosur një limit kohor për të. Hetuesja Rita Gjati është caktuar që të drejtojë Prokurorinë e Kukësit; Arben Dyla është vendosur në krye të Prokurorisë së Lushnjes, ndërsa Violeta Shkurta do të drejtojë Prokurorinë e Fierit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetuesja Alma Bramos, e cila aktualisht ushtron detyrën si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, i është “besuar” një vend në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme, KLP ka vendosur që t’i japë leje të papaguar prokurorit Bujar Hoxha. Leja për të fillon nga data 1 deri më 15 korrik të këtij viti.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment