Politike

Mbledhja e qeverisë nis me dy emra të rinj, kush janë zv.ministrat që zunë vend në kabinetin e Ramës

Të dy do të mbajnë postin e zv.ministrave të Drejtësisë, duke zëvëndësuar në detyrë Toni Gogun dhe Fjoralba Cakën.
Featured image of article: Mbledhja e qeverisë nis me dy emra të rinj, kush janë zv.ministrat që zunë vend në kabinetin e Ramës Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni

TIRANË– Ashtu siç edhe raportoi Dosja.al, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeverisës janë prezantuar dy zv.ministrat e rinj Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni. Të dy do të mbajnë postin e zv.ministrave të Drejtësisë, duke zëvëndësuar në detyrë Toni Gogun dhe Fjoralba Cakën. Vendimi ka kaluar në takimin e sotëm dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama janë firmosur nga zëvënësi i tij, Erion Braçe.

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Klajd Karameta emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adea Pirdeni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

(k.m/dosja.al)

Shto Koment