Politike

Përplasje të tjera në Shkodër, PD s’lejon hyrjen në KZAZ, bashkë me ta edhe policia bashkiake (VD)

  • Voltana Ademi: Donin të shpërthenin derën e Pallatit të Sportit, larg dhunës
  • Sërish përplasje në Shkodër. Mbështetësit e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e derës së KZAZ nr. 2. Përplasje mes policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

    SHKODËR– Sërish përplasje për zbrazjen e KZAZ-ve në Shkodër. Në kohën kur anëtarët e KZAZ-së kanë shkuar për të hapur derën, mbështetës të PD-së nuk i kanë lejuar duke u mbështetur edhe nga policia bashkiake.

    Me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit nuk kanë munguar debatet dhe shtyrjet mes efektivëve.

    “Nuk preket polici i Bashkisë, është uniformë e shtetit shqiptare edhe ajo. Fakti që Policia e Shtetit vjen këtu e armatosur është e turpshme. Nëse keni ardhur të pushtoni institucionet e bashkisë Shkodër me armë le ti dali zot. Ne kemi ardhur të vdesim këtu. Sepse më ka thënë ligji. E kam detyrim ligjor.”

    Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit.

    Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment