Politike

Mbërrinë në bashkinë e Devollit kryetari i ri, Eduard Duro: Do futemi qetësisht

Më herët, ish-kryetari Bledjon Nallbati u largua nga zyra. Duro deklaroi se i ka bërë kërkesë këtij të fundit që të lironte zyrën. 
Featured image of article: Mbërrinë në bashkinë e Devollit kryetari i ri, Eduard Duro: Do futemi qetësisht Eduard Duro

DEVOLL- Kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka mbërritur në ambientet e bashkisë, i shoqëruar nga Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari.

Duro deklaroi se ka njoftuar policinë që të jetë prezente në hapjen e derës së bashkisë.

Më herët, ish-kryetari Bledjon Nallbati u largua nga zyra. Kryetari i ri deklaroi se i ka bërë kërkesë këtij të fundit që të lironte zyrën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë. Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë. Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht” deklaroi Duro.

Sot u testua për herë të parë qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos liruar zyrat. Kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë, duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës. Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment