Aktualitet

Mashtruan me kreditë, Gjykata jep masën për 7 të arrestuarit e ‘BESËS’

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 nga të arrestuarit për dhënien e kredive fiktive në fondin Besa.
Featured image of article: Mashtruan me kreditë, Gjykata jep masën për 7 të arrestuarit e ‘BESËS’

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 7 të arrestuarit të filialit të Fondacionit “Besa”.

Është dhënë masa arrest me burg për punonjësit; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të pandehurit e tjerë akuzojnë drejtoreshën se i ka detyruar të firmosin kredi fiktive. Orkida Driza e dyshuar në rolin e sekseres ka theksuar së është mashtruar dhe ajo do të bashkëpunojë me organet e prokurorisë.

“Jam e mashtruar do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person që sillja me jepnin 20 mijë lekë të vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”-tha  ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, Mihal Hanxhari  tha se e ka kuptuar skemën dhe kishte kërkuar dorëheqjen para tre muajsh.

Kam kuptuar skemën dhe kam kërkuar dorëheqjen para tre muajsh”– shtoi ai.


Ditën e djeshme Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 7 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, pasi akuzohen se kanë përvetësuar 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive. Të gjithë punonjës në Fondacionin “Besa”, dyshohet se kishin ngritur këtë skemë mashtrimi, duke krijuar një gropë të madhe.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Mashtruan me kreditë, Gjykata jep masën për 7 të arrestuarit e ‘BESËS’

  1. Ne fakt kjo ideatorja Albana Imami KEPI eshte vajza e babait te sigurimeve dora vete Fadil Kepi…………….

Shto Koment