Politike

Lobimi në SHBA, Ristani pas marrjes në pyetje: S’kam firmosur asnjë dokument. Nuk kanë asnjë provë

Pas daljes në një prononcim për mediet, Ristani u shpreh se nuk asnjë dokument që të faktojë këtë histori, duke shtuar se kjo është një akuzë e nxitur politikisht.
Përditësuar:

TIRANË- Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sa i përket hetimit për lobimin në SHBA, pas fletë thirrjes që iu dërgua nga prokuroria.

Ndërsa, pas daljes në një prononcim për mediet, Ristani u shpreh se nuk asnjë dokument që të faktojë këtë histori, duke shtuar se kjo është një akuzë e nxitur politikisht.

“U kërkova që të më njohin me provat dhe faktet konkrete. Nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë më dhënie apo marrje financash. Nuk ka asnjë dokumetacion që mund të jem marrë me financat. Nuk kam pas asnjë lloj dijenie për lëtë. Akuza është e nxitur politikisht. Unë kam shpresë që në këtë vend do të ketë prokurorë të denjë. Nuk kam asnjë lloj lidhje me këtë histori. S’ka prova”, u shpreh Ristani.

Lideri  i opozitës, Lulzim Basha nuk iu bind urdhrit të Prokurorisë, duke mos u paraqitur dje, pasi kërkoi të njihej më parë me faktet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i PD-së sëbashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

Më 14 nëntor të 2017,  “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale.

(a.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment