Politike

Kriza politike/ Pasi priti zyrtarin e DASH, Basha sot takim me aleatët në selinë e PD-së

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 19: 00 në selinë blu.
Featured image of article: Kriza politike/ Pasi priti zyrtarin e DASH, Basha sot takim me aleatët në selinë e PD-së Lulzim Basha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me aleatët në selinë  e PD-së. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 19: 00 në selinë blu për të diskutuar lidhur me krizën politike në vend.

Ndërsa, ditën e djeshme, kreu i opozitës priti në takim zyrtarin e lartë të DASH, David Konstelancik, me të cilin diskutoi për situatën politike dhe bojokotet e vazhdueshme që opozita ka bërë tashmë prej disa muajsh.

Po ashtu kryedemokrati Basha pati edhe një takim me Monika Kryemadhin, ku diskutuan për për krizën politike në vend dhe aksionin opozitar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment