Aktualitet

Lëkundje tërmeti sërish në Korçë, qytetarët në panik

Tërmet me magnitudë 4.1 ballë është ndjerë në qytetin e Korçës, duke krijuar panik tek qytetarët.
Featured image of article: Lëkundje tërmeti sërish në Korçë, qytetarët në panik

KORÇË- Vijojnë lëkundjet tërmetit në Korçë. Lëkundja e fundit është ndjerë pak minuta më parë, ndërsa mësohet se ka qenë me magnitudë 4.1 ballë se lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, duke krijuar panik te qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Arrëz.

Kujtojmë se para disa javësh banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve.

U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment