Politike

Kush i bën anketimet? SQARIMI i OSBE në Shqipëri: S’kemi asnjë lidhje me OKSE-n, do i ndjekim penalisht

OSBE në Shqipëri shkruan se organizata e vetëquajtur OKSE nuk ka lidhje me ta duke u distancuar nga ta dhe veprimet e tyre.
Featured image of article: Kush i bën anketimet? SQARIMI i OSBE në Shqipëri: S’kemi asnjë lidhje me OKSE-n, do i ndjekim penalisht Foto ilustruese

TIRANË– OSBE në Shqipëri ka denoncuar një rast abuzimi me logon e tyre. Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OKSE përdorte logon e tyre dhe bënin sondazhe e anketime në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në reagimin e saj, OSBE shkruan se organizata e vetëquajtur OKSE nuk ka lidhje me ta duke u distancuar nga ta dhe veprimet e tyre. Gjithashtu në njoftimin zyrtar lidhur me rastin, OSBE shkruan se për rastin ka vënë në dijeni edhe autoritetet përkatëse për të ndjekur të gjitha veprimet ligjore.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së,”-shkruhet ndër të tjera në reagim. 

POSTIMI I SHPËRNDARË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është vënë në dijeni se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, që janë pronë ekskluzive e OSBE-së, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen, të shfaqen apo të përdoren pa lejen paraprake me shkrim të OSBE-së.

Shto Koment