Aktualitet

Kultivuan kanabis brenda parkut natyror, arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohet 2 ton drogë (VD)

Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve.Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë.
Featured image of article: Kultivuan kanabis brenda parkut natyror, arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohet 2 ton drogë (VD) Kanabisi brenda parkut natyror

SPANJË-Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të kultimit të kanabisit, ku në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë.

Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve të  Sierra Cuenca. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë, vlera e së cilës përllogaritet në 11.3 milionë €.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimet kundër trafikantëve të drogës nisën në tetor falë sinjalizimeve të banorëve vendas për praninë e të arrestuarve në komunën Huélamo (Cuenca).

Sasia e bimëve të kanabisit që u konfiskua arrinin në 2,060 kilogramë. Agjentët sekuestruan gjithashtu edhe 1,600 euro në para të thata, një automjet, katër celularë dhe një peshore elektronike.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment