Aktualitet

Kultivuan 150 rrënjë kanabis në Vlorë, arrestohen dy persona

Arrestohen 59-vjeçari me iniciale B.M., dhe B.B., 58-vjeç. Të dy kultivonin 150 bimë kanabis në Vlorë.
Featured image of article: Kultivuan 150 rrënjë kanabis në Vlorë, arrestohen dy persona

VLORË– Policia ka goditur një rast kultivimi lëndësh narkotike në fshatin Mekat të Vlorës. Në prangat e policisë ka rënë 59-vjeçari me iniciale B.M., dhe B.B., 58-vjeç.

Të dy personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivuan 150 bimë kanabis, të cilat janë asgjesuar.

Efektivët kanë rënë në gjurmët e drogës në sajë të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment