Politike

Kryeministri Rama jep LAJMIN E MADH: Nga e hëna hapet çdo gjë! (KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN)

VIDEO
Rama tha se  tani është ekspozimi më i madh, por dhe kujdesi duhet të jetë më i madh.
Featured image of article: Kryeministri Rama jep LAJMIN E MADH: Nga e hëna hapet çdo gjë! (KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN) Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se vetëm transporti publik nuk do të funskionojë, pasi nga e hëna do hapet gjithçka. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se  tani është ekspozimi më i madh, por dhe kujdesi duhet të jetë më i madh. 

Vetëm Shqipëria kështu, vetëm Shqipëria ashtu. Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktitvitet sportive në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër mbyllur. Hiq transportin publik, me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq palestra, qëndra sportive, teatro, klube nate, kinema, gjithçka tjetër do jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh“, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Rama i bëri teksa zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët. Rama njoftoi se të dielën do të vendosen se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra. Kreu i qeverisë ka folur dhe për hapjen e aktiviteteve dhe tha se nuk do të lejohet vetëm transporti publik dhe aktivitetet sportive. Sipas Ramës, gjithçka për vijimin e masave lëhtësuese do të varët nga numrat e ditëve në vijim.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment