Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e politikanit shqiptar, Dritan Abazoviç nga posti i zëvendësit dhe të Ministrit të Brendshëm. Lajmin e ka dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të aksesueshme për të gjithë shkresën.
“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiç për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa po dridhet! Për një Mal të Zi të shëndetshëm!,”-shkruan ai krahas dokumentit. Lidhur me propozimin për zëvendësimin e Abazoviç, Krivokapiç pretendon se Spajiç ka arritur rezultate mbreslënëse në postin e tij, ndaj dhe i ka ngarkuar një detyrë të re.
“Në të njëjtën kohë aim und të vazhdojë të kryejë funksionin e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në propozimin Krivokapiç.
Por “lufta” ka nisur më parë! Koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë, ku edhe vetë është aleat. Kjo nismë është nënshkruar nga 31 deputetë. Partitë Ura dhe CIVIS më 17 janar shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi. Këto dy parti janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ku bëjnë pjesë edhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik dhe Demokratët dhe kanë 41 ulëse nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.
Partia e Gjukanoviçit ka thënë se do të përkrahë çdo nismë që çon në largimin e Qeverisë së Krivokapiçit. Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi kërkohen votat e 41 deputetëve. Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, që ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.
Qeveria e Krivokapiçit, e cila ka një votë më shumë se sa duhet në Kuvend, ka humbur mbështetjen e shumicës qeverisëse, kryesisht të partisë pro-serbe, Frontit Demokratik (DF). Megjithatë, Fronti Demokratik nuk ka nisur asnjëherë një nismë formale për të shkarkuar Qeverinë, e cila nuk ka pasur mbështetjen e kësaj partie që nga mesi i vitit të kaluar. Ndër të tjera, DF-ja nuk është pajtuar me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe me shkarkimin e ministrit Vlladimir Lleposaviç për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Qeveria e Zdravko Krivokapiçit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç.
vijon…
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj do të drejtojë degën e PD në Vlorë. Sipas “Pa...
TIRANË– Një prej qytetarëve, i cili u prek nga shembja e banesave te zona e ‘5 Majit’ në Tiranë ka paralajmëruar se mund ti hedhin acid kryetarit të Bashki...
TIRANË – 8 deputetë të Partisë Demokratë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i kanë dë...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...
Gjyqtarja e pezulluar e Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime të detajuara për gati dy orë në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të ...
TIRANË – Punonjësit e Policisë së Shtetit mund të punësohen dhe në administratën publike. Ky është vendimi i fundit i qeverisë. Në mbledhjen e sotme ...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Papërr, ku një mjet ka përfunduar përmbys në mes të rrugës. Siç duket edh...
TIRANË– Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke nisur që nesër do të nisë edhe faza...
TIRANË – Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e 3 anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit Drejtues. Në mbledhjen ...
TIRANË– Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga pandemia e koronavirusit në S...