Aktualitet

U dënua se vodhi 15 mijë lekë, vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burg, NIS hetimi i stafit të 313

Sipas Gjykatës, Administrata e dinte që Bilbil Hasani vuante nga probleme mendore dhe nuk morën asnjë masë, por e lanë në qeli. Pas vdekjes së tij, Prokuroria e hetoi këtë ngjarje për shkaktim vetëvrasje duke mos gjetur fajtor kërkoi pushimin e çështjes.
Featured image of article: U dënua se vodhi 15 mijë lekë, vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burg, NIS hetimi i stafit të 313 Bilbil Hasani, i burgosuri që vrau veten

TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me vetëvrasjen e Bilbil Hasanit në burgun 313 në shkurt të këtij viti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dosja është dërguar edhe në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.  

Sipas Gjykatës, Administrata e dinte që Bilbil Hasani vuante nga probleme mendore dhe nuk morën asnjë masë, por e lanë në qeli. Pas vdekjes së tij, Prokuroria e hetoi këtë ngjarje për shkaktim vetëvrasje duke mos gjetur fajtor kërkoi pushimin e çështjes. Ka qënë gjyqtari Sokol Pasho, ai që ka urdhëruar rihetim për shpërdorim detyre. Kështu që nën hetim do të merren e gjithë administrata e burgut, e cila akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

“Organi i akuzës do duhej të ishin realizuar veprime të mëtejshme hetimore në drejtim të verifikimit të ligjshmërisë së veprimeve nga ana e përfaqësuesve të institucionit të vuajtjes së dënimit. Organi i Prokurorisë ka detyrimin ligjor që të kryejë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm për faktet e parashkruara nga pala ankuee në të gjitha pretendime e saj në rastin objekt gjykimi dhe më pas në përfundim të verifikimeve të plota të këtyre pretendimeve,”-shkruhet në dosje.

Sipas Gjykatës, stafi i paraburgimit në dijeni se Hasani kishte probleme të shëndetit mendor dhe nuk e kishin dërguar që të vuante dënimin në një ambient të veçantë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pse u dënua Hasani?

Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani u arrestua për veprën penale të vjedhjes. Ai u kap në flagrancë, pasi Arjan Deda e ka kallëzoi se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit. Ai dëshëmoi se Bilbil Hasani i kishte futur dorën në xhep dhe i ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë të vjetra dhe dokumente të tjera. Më pas ai i ishte vënë në ndjekje dhe e kishte mbajtur derisa kishte mbërritur Policia. Hasani u dënua me burg, ku edheu gjet i vetëvarur me çarçaf në tualet nga gardianët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment