Politike

Krah Rudinës, Basha nderon memorialin e Azem Hajdarit, mesazh për bashkim: Krimi ka ende poste shtetërore

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se Azemi u vra nga persona të veshur me uniformën e shtetit dhe se ende shtetit ishte i lidhur me krimin. 

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim tek memoriali i liderit historik të PD-së, Azem Hajdarit. 

Basha tha se Azemi u vra nga persona të veshur me uniformën e shtetit dhe se ende shtetit ishte i lidhur me krimin. 

U vra mizorisht nga kriminelët e veshur me unifromën e shtetit. Amaneti dhe sakrifica janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane dhe demokratike. Ku qytetarët janë zot të vendit të tyre dhe kriminelët janë të ndarë nga politika. Sot plaga vazhdon të jetë e hapur, krimi ka ende poste shtetërore. Shqiptarët vazhdojnë vuajnë për shkak të nëj pushteti që nuk buron nga vota por nga krimi dhe korrupsioni. Thirrje për bashkim mes gjithë shqiptarëve të ndershëm që kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin për t’u bërë bashkë dhe për të hapur rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ka ardhur koha që rinia shqiptare të bëhen bashkë. Ky është nderimi më i madhë për Azem Hajdarin dhe për dhjetra e qindra të tjerë. I paharruar qoftë kujtimi i tij,”-tha Basha. 

Ditën e sotme u zhvilluan homazhe dhe nderime për figurën e Azem Hajdarit, liderit të PD-së gjatë viteve ’90. Politikanë e kanë nderuar tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, kolegë dhe familja i kanë vendosur tufa me lule edhe tek memoriali ku u vra. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment