Politike

Koronavirusi, presidenti Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë "ok" për blerjen e pajisjeve mjekësore, në mënyrë që në vend të përballohet pandemia globale e covid-19.
Featured image of article: Koronavirusi, presidenti Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit që lidhet me situatën e koronavirusit. Meta ka dhënë “ok” për blerjen e pajisjeve mjekësore, në mënyrë që në vend të përballohet pandemia globale e covid-19.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.” thuhen ne njoftimin zyrtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dekreti

Shqipëria deri më tani shënon 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment