Politike

Mbështetje maksimale nga Peleshi dhe Spiropali, betohet Erion Isai, aktori: Privilegj!

Erion Isai është betuar në krye të Bashkisë së Kolonjës. Gjithashtu u bë edhe konstituimi i Këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. 
Featured image of article: Mbështetje maksimale nga Peleshi dhe Spiropali, betohet Erion Isai, aktori: Privilegj! Erion Isai

KOLONJË– Një tjetër socialist është betuar në krye të Bashkisë. Bëhet fjalë për aktorin e humorit Erion Isain, i cili u betua gjatë ditës së sotme.

Së bashku me betimin e tij u bë edhe konstituimi i Këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. 

“Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit kolonjar,”-është shprehur Isai në rrjetet e tij sociale pas marrjes së detyrës së re. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mbështetje të tij ditën e sotme ishin edhe ministrja Elisa Spiropali dhe ish-zv.kryeministri Niko Peleshi. 

Ditën e sotme u betua edhe kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili tha se Puka qëndron mbi interesat politike dhe se nuk të merremi me pengmarrësit e kushtetutës. Dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment