Aktualitet

“Konflikt i çastit”/ Policia zbulon pse u qëllua drejtori Molla: Ishte bashkë me djalin, prangosëm autorin. FOTOJA E ARMËS

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula” ku autori i identifikuar me inicialet M. P., tashmë i prangosur nga Policia, ka shkuar para banesës së Mollës dhe ka plagosur babë e bir me pistoletë.
Featured image of article: “Konflikt i çastit”/ Policia zbulon pse u qëllua drejtori Molla: Ishte bashkë me djalin, prangosëm autorin. FOTOJA E ARMËS Arma e përdorur nga autori për plagosjen

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër, Mark Molla dhe djalit të tij. Në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se Molla ka qënë bashkë me të birin, Kristjano Molla,

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula” ku autori i identifikuar me inicialet M. P., tashmë i prangosur nga Policia, ka shkuar para banesës së Mollës dhe ka plagosur babë e bir me pistoletë.

Të dy janë nisur menjëherë për në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori 43-vjeçar, i identifikuar me inicialet M. P., është kapur pak pas plagosjes bashkë me pistoletën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër 

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit  në  Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M.,  i  ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës  dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme para banesës së drejtorit të UKT-së tek stacioni i trenit në Shkodër. Babë e bir, Mark dhe Kristjano Molla, janë qëlluar nga fqinji i tyre, Mhill Pllumaj për një vend parkimi. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve dhe djali i tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa autori Pllumaj është prangosur nga Policia.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment