Politike

Koncesionet/ Basha akuza të forta: Oligarkët Agim Kola dhe Lorenc Gjikuria po fitojnë miliona euro, po i vëzhgojmë

  • Evazioni me faturat 30 mln euro, arrestohet biznesmeni i 17-të (EMRI)
  • PD akuza të forta ndaj qeverisë Rama. Basha: Agim Kola apo Lorenc Gjikuria po fitojnë miliona euro me koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

    TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit që të mos votojnë pro koncesioneve që po diskutohen në Kuvend. Ai ka theksuar se gjithçka do të mbahet shënim dhe të gjithë do të dalin para ligjit. Basha nuk i ndali akuzat ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur se oligarkët e tij po përfitojnë shuma të mëdha parash nga koncesionet korruprive.

    Kreu u PD-së përmendi edhe emrat si Agim Kola apo Lorenc Gjikuria, që sipas tij po fitojnë miliona euro me koncesionet Orikum-Dukat dhe Milot- Balldren.

    “Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro. Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë dy kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter i një vepre kaq të rëndë kriminale dhe hajdutërore. Kjo është vjedhje me ligj”, deklaroi Basha.

    Disa kohë më parë Meta i ktheu Kuvendit ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”. Ai jep arsyet se ligji ka qëllime klienteliste dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit.

    Ndërsa rruga “Milot-Balldren” ka pasur gjithmonë polemika nga ana e opozitës përsa i përket kostos së saj. Në kontratën e koncesionit parashikohet se do të ndërtohet me paratë e kompanisë private, dhe më pas shuma do të kompesohet nga qeveria do e shlyejë me këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do i paguhet kompanisë private.

    (k.m/dosja.al)

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment