Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ U kap me kokainë nëpër divane, nisin hetimet për Marsida Qatjan, nëna e tre fëmijëve rrezikon burg

31-vjeçarja është marrë nën hetim me akuzën se ka përshtatur shtëpinë e saj duke e kthyer në një ambient ku përdoret droga.
Featured image of article: Vrasja në Kavajë/ U kap me kokainë nëpër divane, nisin hetimet për Marsida Qatjan, nëna e tre fëmijëve rrezikon burg Marsida Qatja

KAVAJË– Prokuroria e Kavajës ka marrë nën hetim në gjendje të lirë, një prej protagonisteve të vrasjes në Kavajë, Marsida Qatjan. 

31-vjeçarja është marrë nën hetim me akuzën se ka përshtatur shtëpinë e saj duke e kthyer në një ambient ku përdoret droga. Në një intervistë të sajën, Qatja tha se gjatë khës kur ishte marrë në pyetje në Polici i kishin bërë edhe testin e drogës, i cili kishte rezultuar negativ. 

Sipas Nenit 285/a të Kodit Penal, Qatja akuzohet nga Prokuroria për përshatje të banesës për grumbullimin e personave me qëllim konsumimin e substancave narkotike, dhe nëna e tre fëmijëve  rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është akuza e parë që ngrihet nga Prokuroria për Marsida Qatjen, pas “masakrës” së ndodhur në Kavajë dhe nesër pritet që për të, të jepet masa e sigurisë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment