Aktualitet

Kina ndihmë për Shqipërinë, sjell teste për COVID-19, ISHP: Falenderime dhe mirënjohje pa fund

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik, megjithatë nuk e ka bërë të ditur numrin e ndihmave që kanë mbërritur nga vendi prej ku edhe nisi pandemia globale.
Featured image of article: Kina ndihmë për Shqipërinë, sjell teste për COVID-19, ISHP: Falenderime dhe mirënjohje pa fund Ndihmat e nisura nga Kina

TIRANË- Kina ndihmë për Shqipërinë me teste për COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik, megjithatë nuk e ka bërë të ditur numrin e ndihmave që kanë mbërritur nga vendi prej ku edhe nisi pandemia globale.

“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!” shkruan ISHP në një postim në Facebook.

Disa ditë më parë në një deklaratë për shtyp, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se autoritetet shqiptare kishin kërkuar ndihmë nga Ambasada Kineze. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment