Politike

Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen, Këshilli i ‘beson’ Emirjana Sakos, emërohet kryebashkiakja e re e Durrësit

  • Kush është Emirjana Sako, ‘besnikja’ e Vangjush Dakos që do drejtojë Durrësin
  • Vendoset emri i drejtuesit të ri të Bashkisë së Durrësit. Emirjana Sako do të zëvëndësojë, paraardhësin e komanduar Zhuljen Varfajn, i cili mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen e parevokueshme.
    Featured image of article: Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen, Këshilli i ‘beson’ Emirjana Sakos, emërohet kryebashkiakja e re e Durrësit Emirjana Sako

    DURRËS– Këshilli Bashkiak i Durrësit, ka vendosur që kryebashkiakia e qytetit të jetë Emirjana Sako. Sako do të zëvëndësojë, paraardhësin e komanduar Zhuljen Varfajn, i cili mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen e parevokueshme.

    Në një letër drejtuar zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Durrës, Varfaj shkruante se për arsye shëndresore nuk mund të vijonte të ishte më në krye të institucionit pasi kishte rrezik të shtuar për shëndetin. Pas dorëheqjes së tij, Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që Emirjana Sako të ishte kryetarja e komanduar e Bashkisë që qytetit bregdetar. 

    Sako më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit dhe të zv.kryetares. Ajo njihet si një nga njerëzit më pranë Vangjush Dakos, kryetarit historik të bashkisë Durrës, i larguar pas tri mandatesh dhe publikimit të përgjimeve të BILD.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndryshimet e kryebashkiakëve në Durrës, nisën që pas dorëheqjes së Valbona Sakos, e cila u zgjodh si kryetare nga zgjedhjet e 30 qeshorit. Por karriera e saj në Bashki zgjati deri më nëntor, disa ditë pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima. Ish-kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti i saj pas gafave të bëra në dy deklarata që dha publikisht, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

    Pas saj u emërua si kryebashkiak i komanduar me votat e Këshillit Bashkiak, Zhuljen Varfaj për t’u zëvëndësuar nga Sako. 

    (k.m./dojsa.al)

    Shto Koment