Politike

KE i prezanton Këshillit të BE kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kuadri negociues përmban parimet, strukturën, thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.
Featured image of article: KE i prezanton Këshillit të BE kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut KE për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

BRUKSEL- Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit të BE-së kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Lajmin e konfirmoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne sot vendosim kornizat për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit në BE për dy vendet. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një kontroll të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi presim diskutimet e shteteve anëtare,”-shkruan ai. 

Për përcaktimin e një date për vendimin e çeljes apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që ky kuadrër negociues të aprovohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Kuadri negociues përmban parimet, strukturën, thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Draft-kornizat janë ndarë në tre pjesë: 1) parime që rregullojnë negociatat e pranimit, 2) përmbajtja e negociatave dhe 3) procedura e negociatave. 

Në muajin mars vendet anëtare të BE miratuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur vendet do të merren në “shqyrtim” nga konferenca ndërqeveritare.

Pasi Shtetet Anëtare të kenë miratuar kornizat e bisedimeve, Kryesia e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë Pozicionin e Përgjithshëm të BE-së të dakordësuar në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, duke shënuar fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Kornizat e bisedimeve do të bëhen publike në këtë fazë.

Ndërkohë deri atë ditë, Shqipëria ka 15 kushte për të plotësuar, të cilat kanë lidhje me drejtësinë e re dhe me luftën ndaj krimit e korrupsionit, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë. 

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment