Aktualitet

Kallashnikov, tri armë gjahu dhe thika e shpata, finalizohet operacioni “Tragjasi” me 53 kg kanabis, dy në pranga e një në kërkim

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit janë P. S. 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B. 25 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa nën hetim, në gjendje të lirë është kryeplaku i fshatit Tragjas, 43-vjeçari me iniciale M. R. dhe  A. R. 37 vjeç, i cili ishte elektricisti i zonës.
Featured image of article: Kallashnikov, tri armë gjahu dhe thika e shpata, finalizohet operacioni “Tragjasi” me 53 kg kanabis, dy në pranga e një në kërkim Foto ilustruese

VLORË– Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim gjatë operacionit “Tragjasi” ku u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike kanabis, një kallashnikov, tre armë gjahu dhe thika.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit janë P. S. 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B. 25 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa nën hetim, në gjendje të lirë është kryeplaku i fshatit Tragjas, 43-vjeçari me iniciale M. R. dhe  A. R. 37 vjeç, i cili ishte elektricisti i zonës.

Ndërsa në kërkim u shpall 53-vjeçari me iniciale T. T. 53 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë kultivuar kanabis në banesën e 25-vjeçarit në fshatin Tragjas, ku edhe u gjetën 53 kilogramë. Ndërkohë edhe në banesën e 53-vjeçarit të shpallur në kërkim, u gjetën disa fidanë të kultivuar brenda banesës dhe ishin fshehur gjithashtu edhe municionet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Tragjasi”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta.

Gjithashtu sekuestrohen gjatë operacionit edhe 53 kg lëndë narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektriçisti i zonës.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Tragjasi”, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment