Aktualitet

Kallashnikov, pistoletë dhe 69 fishekë në shtëpi, u ‘spiunua’ nga fqinjët se mbante armë, arrestohet lezhjani

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij në fshatin Kallmet të Lezhës, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.
Featured image of article: Kallashnikov, pistoletë dhe 69 fishekë në shtëpi, u ‘spiunua’ nga fqinjët se mbante armë, arrestohet lezhjani Foto ilustruese

LEZHË–  Një person është arrestuar nga Policia pasi është infromuar nga banorët e zonës se kishte arsenal armësh në shtëpi.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij në fshatin Kallmet të Lezhës, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

Si pasojë në prangat e policisë, ka përfunduar N. P., i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit Polici – Komunitet.

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuadër të planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërinë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. P., banues në Kallmet.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin e shtetasit N. P., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment