Politike

Ka marrëveshje me Greqinë apo jo? Rama PËRGJIGJET: Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm. Mitsotakis nuk ka folur fare…

Kryeministri Edi Rama tha se një marrëveshje nuk mund të jetë e tillë pa kaluar në Kuvend dhe më pas në Presidencë. 
Featured image of article: Ka marrëveshje me Greqinë apo jo? Rama PËRGJIGJET: Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm. Mitsotakis nuk ka folur fare…

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me kërkesën e Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje në detin Jon. Në fjalën e tij, Rama tha se një marrëveshje nuk mund të jetë e tillë pa kaluar në Kuvend dhe më pas në Presidencë. 

Më tej, numri një i qeverisë nuk i kurseu as deklaratat kundër kundërshtarëve politikë duke i kërkuar marrëveshjen e vitit 2009. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Marrëveshja quhet kur ekziston. Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula derikur kalon në disa etapa. Nuk quhet nëse nuk kalon Kuvendin dhe Presidentin. Presidenti aktual ushqehet shumë me thashetheme, dhe një komb i tërë u përfshi në një thashethem të krijuar nga hiçi. Mitsotakis nuk ka folur fare në ujrat që janë objekt i kësaj negociate por ka folur për një parim dhe nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë, sepse nuk përmbushen kushtet. Siç e cituar ju, konventa thotë që të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane për t’u zgjeruar me 12 milje. Ai ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë. Këtu plas peshku në një formë që është aq haluçiante saqë të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës. Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika e skuq peshkun me desperado, janë autorët e një marrëveshje reale që është rrëzuar nga GJK si një marrëveshje që cënon të drejtat kombëtare. Si ka mundësi që një fjali e thënë në parlamentin grek, e hedh këtu peshkun përpjetë. Ngrihet presidenti dhe bën sikur nuk kupton dhe kërkon hesap se çfarë po ndodh. Ndodh kur ka një dokument. Njësoj si për copëtimin e Kosovës. Ku do t’i çonin? Territoret në tokë, ajër dhe det, nuk ndahen si byrek. Terrioret janë në sytë e të të gjithëve. Si bëhen marrëveshjet e fshehta? Deti nuk futet dot në shishe. Më vjen shumë keq tani,”-u shpreh Rama.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment