Bota

Julian Assange nuk do të ekstradohet në Amerikë! Gjyqtarja vendos pro tij, e fejuara nuk i mban dot lotët në sallë

Gjyqtarja Vanessa Baraitser tha para mediave se themeluesi i Wikileaks për shkak të rrezikut që i kanoset për jetën nuk mund të dërgohet në një burg në SHBA.
Featured image of article: Julian Assange nuk do të ekstradohet në Amerikë! Gjyqtarja vendos pro tij, e fejuara nuk i mban dot lotët në sallë Julian Assange

BRITANI E MADHE- Julian Assange nuk do të ekstradohet në Amerikë! Gjyqtarja Vanessa Baraitser tha para mediave se themeluesi i Wikileaks për shkak të rrezikut që i kanoset për jetën nuk mund të dërgohet në një burg në SHBA.Ajo shtoi se Assange kishte shfaqur shenja se mund të vetëvritej, dhe se nuk kishte siguri që në burgjet amerikane diçka e tillë do të parandalohej.

SHBA-të nuk do ta parandalojnë Z. Assange të gjejë një mënyrë për të kryer vetëvrasje dhe për këtë arsye unë kam vendosur që ekstradimi të mos ndodhë,”-tha ajo para mediave. Ndërsa avokatët që veprojnë në emër të qeverisë amerikane kanë thënë tashmë se do të apelojnë vendimin.

Në momentin kur të gjithë u ngritën në këmbë për të dëgjuar vendimin, Julian Assange vetëm fshiu ballin nga djersët kur u vendos në favor të tij. Ndërsa e fejuara e tij, Stella Moris, me të cilën ka dy djem të vegjël, qau. Teksa gjyqi zhvillohej, jashtë Gjykatës ishin mbledhur mbështetës të tij që brohorisnin: “Lironi Julian Assange!”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

49-vjeç Assange, nëse transferohet në SHBA, do të përballet me 175 vite burg pasi mbi të rëndojnë 17 akuza spiunazhi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment