BotaPolitike

U zu me Trump, ambasadori britanik në SHBA jep dorëheqjen

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kim Darroch, pas përplasjeve në distancë me presidentin Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Featured image of article: U zu me Trump, ambasadori britanik në SHBA jep dorëheqjen Kim Darroch

SHBA- Ka dhënë dorëheqjen nga posti ambasadori britanik në SHBA, Kim Darroch, pasi kritikoi administratën Trump.

Përmes një letre të drejtuar Zyrës së Punës, Darroch është shprehur se pas rrjedhjes së informacionit, ai s’mund të vazhdojë më tej detyrën.

“Që nga rrjedhja e informacioneve rreth dokumenteve zyrtare nga kjo Ambasadë, ka pasur shumë spekulime rreth pozicionit tim dhe kohëzgjatjes së mandatit tim të mbetur si ambasador. Dua t’i jap fund këtyre spekulimeve”, shkruan Darroch.

Kim Darroch ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016.

Darroch e karakterizonte Presidentin Trump si një udhëheqës “të ngathët”, “të pasigurtë” e “të paaftë” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Ndërsa, presidenti Trump e quajti dje një “budalla të madh”, ambasadorin britanik pas daljes së disa email-eve ku ai e përshkruante Presidentin amerikan si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”.

(a.m/dosja.al)

2 Komente në “U zu me Trump, ambasadori britanik në SHBA jep dorëheqjen

  1. Ky ish ambassador vetem diplomat nuk eshte. Ku e ka gjetur Mbreteria e Bashkuar kete?! Te etiketosh Trump ‘I ngathet’ e ‘I paafte’, nderkohe qe ai eshte miliarder dhe shume I suksesshem ne biznes eshte njelloj si te quash Mbreterine Ku ai eshte qytetar, se nuk ka qene ne gjendje te mbreteroje nderkohe qe ka mbi 1,000 vjet qe e ben ne menyre te suksesshme ate…
    Mbas kesaj kariera e tij ka marre fund…

  2. Cdo ambasade pergatit raporte teper sekrete per qeverine e saj lidhur me ngjarjet apo funksionaret e vendit ku funksionon. Problemi nuk qendron tek ajo se si e etiketon ambasadori britanik presidentin e SHBA ne raportet sekrete qe ai i shkruan qeverise se tij, por tek rrjedhja (nxjerrja) e materialit qe supozohet te jete TOP SECRET. Ambasadori nuk e ka vleresuar Trampin si bizmemen te shkathet dhe te suksesshem, sepse kjo nuk i duhet diplomacise britanike, por si politikan te ngathet dhe te papafte, gje qe per mua eshte nje vleresim mese i drejte. Trampi mund te jete cfaredo por vetem politikan nuk eshte, dhe kete e ka vertetuar dhe e verteton cdo dite. Doreheqja e ambasadorit nuk ka te beje me ato se cfare ai eshte shprehur per Tramp por me faktin se ai e sheh te pamundur te plotesoje misionin e tij nderkohe qe ka spiunazh (rrjedhje informatcioni) ne zyre. Ne kete rast do te thoja se dhe administrata e ambasades apo e qarqeve te involvuara britanike eshte jo besnike ndaj detyres. Keshtu si i themi ne ne Shqiperi:- "Ku hane e s’te japin dhe ku flasin e s’te degjojne mos u ndodhsh", doreheqja eshte pune me mend.

Shto Koment