Aktualitet

‘Shqiptarët s’kanë vdekur ndonjëherë për bukë, Rama: Brenda javës së parë të prillit do iu hidhen lekët në llogari, 20 mln plus për pensionistët

VIDEO
Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe ironitë për ndihmat që po u shpërndahen familjeve në nevojë.
Featured image of article: ‘Shqiptarët s’kanë vdekur ndonjëherë për bukë, Rama: Brenda javës së parë të prillit do iu hidhen lekët në llogari, 20 mln plus për pensionistët Kryeministri Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një video-live është “kapur” sërish me komentuesit e tij, duke siguruar që për pensionistet janë akorduar 20 mln lekë plus, ndërsa gjithë të tjerët që do të përfitojmë nga plani ekonomik do të marrin paratë javën e parë të prillit. 

Në fjalën e tij, Rama nuk la pa përmendur edhe ironitë për ndihmat që po u shpërndahen familjeve në nevojë. Kreu i qeverisë tha se asnjë vend tjetër nuk po i ndihmon qytetarët dhe as nuk po ua fal detyrimet ndaj shtetit. Ndërsa numrin e ulët të të infektuarve dhe të viktimave të koronavirusit, Rama ia atribuojë masat që ai ka marrë për përhapjen e pandemisë. 

Javën e parë të prillit ata do të marrin lekët atyre që iu janë mbyllur biznesët e atyre që nuk punojnë dot. Janë 123 mijë famije këto. Si e keni hallin ju që keni internet? Do iu japim 20 mln euro plus për pensionistët. Janë pak lekë këto? E di që nuk janë shumë por në cilën luftë keni parë iu që keni parë të derdhet leku-lumë,”-tha ndër të tjera Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

FJALA E PLOTË:

Dua të vazhdoj që t’ju flas shumë hapur, e keni parasysh babain kur rreptësohet dhe iu shkul veshin? E bën se të do të keqen apo se nuk të do? Të gjithë jemi mërzitur edhe me babain, por kemi kuptuar se kur rreptësohet ka diçka që nuk shkon tek ne. Mua më ra për hise t’ua them. Si mendoni ju më pëlqejnë dhe më gëzojnë mua këto masa dhe llogaritë që bëjnë ku hyjnë çdo ditë e më pak të ardhurat? Më gëzojnë mua shifrat e papunësisë? Çdo ditë e më shumë njerëz me një hall të madh më shumë. Sikur unë rri në shpellën e ndonjë thesari me florinj, ironizoj të gjitha ata që ankohen për halle të mëdha dhe të vjetra, unë iu tremb sepse iu them që të ruheni nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni? Po pse nuk e shihni ju çfarë po ndodh në Itali? Nuk e shihni si u katandis edhe ushtria amerikane por nxjerr autokolat për të mbyllur njerëzit brenda. Nuk e kuptoni ju që në këtë luftë botërore as Amerika s’ka rrugë tjetër veçse të futemi brenda. Nuk kemi rrugë tjetër. Ç’a kërkoni, t’ju tregon përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpie sot dhe nesër të shoh si do përfundojmë në një gropë më të zezë se viti ’97.  E vërteta duket gjithmonë cinike, arrogante në sytë e atyrë që nuk duan të kuptojnë. Sot iluzionet nuk zhgënjejnë po vrasin njerëz. Asnjë shtet nuk garanton dot jetë normale. Mos kujtoni se këto shifrat dalin nga hiçi dhe jo nga masat. Nuk po përplasemi me një mur të vdekurish sepse po bëjmë gjënë nga uria. Për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa? Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë, se gjithmonë kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Me cilat qese talleni, shani e mallkoni? Pse nuk doni që ta kuptoni se kjo është luftë? Kjo është e para luftë në historinë e njerëzimit që s’e luftojmë dot armikun. Nuk ka shtet që i ndihmon dot nevojtarët në një ditë. Ç’dmth mos bëj shoë, video, apo mos u tall me popullin? Aty i keni në Itali shqiptarët dhe pyetini, kush po iu jep qese me bukë, pse nuk po u çon euro në bankë? Nëse Italia s’ua mbush mendjen. Pyetini pak pyetini, në Angli, Francë, Amerikë po të doni? Sa qese po marrin, sa euro apo dollarë në konto? Pyetini sa muaj ua kanë falur dritat e taskat? Pse nuk doni ta besoni se po bëjmë maksimumin brenda mundësive? Punon në të zezë dhe do lek? Po si bëhet kjo kur nuk denoncon dot biznesin? Po të ishin mundësitë do të kisha bërë akoma më shumë. Ankoheni dhe shaheni për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Çfarë prisni nga unë, t’ju them bravo? E kam thënë se ata nuk do dalin nga shtëpia. Ata të vetmuarit do t’i ndihmojmë ne. Pse nuk doni ta dëgjoni këtë? Ky që jam me të këqijat dhe të mirat do të bëj gjithçka që kjo luftë të mbarojë pa qindra mijëra viktima. Kur ra tërmeti e patë që iu dola për Zot. Nuk do t’i lë në mëshirën e fatit ata që po rrinë në çadra dhe po vuajnë më shumë, por nuk shajnë. Janë të duruar dhe falenderues. Javën e parë të prillit ata do të marrin lekët atyre që iu janë mbyllur biznesët e atyre që nuk punojnë dot. Janë 123 mijë famije këto. Si e keni hallin ju që keni internet? Do iu japim 20 mln euro plus për pensionistët. Janë pak lekë këto? E di që nuk janë shumë por në cilën luftë keni parë iu që keni parë të derdhet leku-lumë. Do lëvizim duke para dinamikën e luftës se nuk e dimë sa zgjat dhe nuk mund ta shkundimin arkën e shtetit. Kush iu ka dhënë se kjo luftë është histori 2 javë. Meqë i keni qejf shembujt me Amerikën, presidenti u thoshte njerëzve që do iki vetë, tani kanë kaluar Kinën nga Infektimi. S’kanë më vend as spitale. Amerika është Amerikë dhe mbase dhjetra mijëra të vdekur nuk i ka gjë, po ne si mund të lëshohemi pa kuptuar se kjo është një luftë për rezistencë. Realisht nuk di si të flas me disa që nuk duan të marrin vesh. Kur do mbarojë kjo? Pse kush e di që ta di unë. Ama po vazhduam kështu do dalim pa qindra mijëra viktima. Po u lëshuam do bëhemi turpi më i madh i planetit. Edhe në luftë nga uria nuk vdiq askush, ja ashtu me një qese meqë keni qejf ta përmendni. Iu duket kështu se tolloviteni në internet duke mos e para armikun. Kësaj radhe jam i vendosur ta mbroj jetën e çdo shqiptari. Shqipëria nuk mund të gjunjëzohet. Rezistencë për ekzistencë, asgjë tjetër.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment