Aktualitet

Informaliteti/ Bllokohen 500 mijë litra birrë në një fabrikë në Kashar, gjobë marramendëse. Ministrja Denaj: S’do ndalemi!

Si pasojë e shkeljeve, fabrika është gjobitur me rreth 70 milionë lekë pasi mospagimi i akcizës, sipas ligjit dënohet me 3-fishin e detyrimeve.
Featured image of article: Informaliteti/ Bllokohen 500 mijë litra birrë në një fabrikë në Kashar, gjobë marramendëse. Ministrja Denaj: S’do ndalemi! Foto ilustruese

TIRANË– Vijon aksioni anti-informalitet. 500 mijë litra birrë janë bllokuar në një fabrikë në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.

Si pasojë e shkeljeve, fabrika është gjobitur me rreth 70 milionë lekë pasi mospagimi i akcizës, sipas ligjit dënohet me 3-fishin e detyrimeve.

E pranishme në Kashar ishte edhe ministrja e Financave Anila Denaj, e cila u bëri thirrje pronarëve që të deklaronin mallin.

“Evidentoni të gjithë mallin tuaj sepse ne nuk do të ndalemi dhe çdo magazinë fiskale do të vazhdojë.”

Ditët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kunëdër informalitetit. Vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Një ndër to ishte dhe Tajvani. Dosja.al zbuloi se kazinoja e Tajvanit është e hapur dhe funksionon normalisht.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment