Aktualitet

Vlorë, IKMT nis aksionin për shembjen e mbi 60 objekteve te Uji i Ftohtë (Video)

IKMT bën me dije se do shemben mbi 60 objekte nga Uji i Ftohtë në Vlorë dhe Orikum. Prishja e objekteve i hap rrugë rrugës lidhëse mes Lungomares së Vlorës e shëtitores se Rradhimës
Përditësuar:

VLORË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Teritorit ka nisur aksionin për shembjen e ndërtesave te Uji i Ftohtë në Vlorë.

IKMT bën me dije se do shemben mbi 60 objekte nga Uji i Ftohtë në Vlorë dhe Orikum. Prishja e objekteve i hap rrugë rrugës lidhëse mes Lungomares së Vlorës e shëtitores se Rradhimës

“Do shemben 50 objekte nga Uji i Ftohtë në Vlorë dhe Orikum”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Njoftimi i plotë i IKMT-së:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KMT aksion përgjatë gjithë vijës bregdetare te Shqipërisë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.
Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Ndërkohë, pak ditë më parë IKMT shembi restorantin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës. Për më shumë se dy orë makineritë e rënda të IKMT shkatërruan pronën e Kokëdhimës me motiavionin se ishte pa leje dhe kishte zaptuar një tokë publike. Familjarët e tij që ishin prezent nuk bënë rezistencë. IKMT bën me dije se aksioni do vijojë në të gjithë bregdetin.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment