Aktualitet

Sulmohet KZAZ në Burrel, mësyjnë mbështetësit opozitarë, i vihet flaka materialeve zgjedhore

Mbështetësit e PD-së kanë hyrë brenda KZAZ-së në Burrel, kanë marrë materialet zgjedhore dhe i kanë vënë flakën.

BURREL- Sulmohet KZAZ numër 16 në Burrel. Mbështetësit e PD-së kanë hyrë brenda, kanë marrë materialet zgjedhore dhe i kanë vënë flakën.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të njëjtët persona janë nisur drejt Klosit, ku edhe pritet të bëhet e njëjta gjë.

Në bashkitë e drejtuara nga opozita kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

Në Shkodër, Tropojë e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment