SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë lidhur me thirrjen si i pandehur për kontratat e lobimit në SHBA. (Lexo këtu)
Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkuan se Rama ka vendosur të hapë hetime ndaj tij për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandale në mënyrë që të shpërqëndrojë publikun.
“Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik,“-shkruan Basha.
Basha shprehet se shqiptarët kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet pasi prokuroria është e politizuar dhe e korruptuar.
Reagim i plotë:
Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.
Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!
Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.
Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.
Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.
Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit.
Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa!
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër paraqitje për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, lidhur me çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse.
Sipas fletëthirrjes së Prokurorisë kryedemokrati Basha duhet të paraqitet për të dëshmuar më 17 qershor ora 09:30 për t’u njohur me akuzën e ngritur ndaj tij në të kundërt do të shoqërohen me forcë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale në qytetin e Prrenjasit e Librazhdit, pavarësisht debateve dhe deklaratave të presidentit Meta, i cili kë...
PRRENJAS– Kryeministri Edi Rama ka komentuar konferencën për shtyp të këshilltarëve të presidentit Ilir Meta nga një takim me qytetarët e Prrenjasit.Rama thekso...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në Prrenjas, ku pas prezantimit të kandidatit të PS-së për këtë bashki, ai ka marrë fjalën pa...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokracia-Sociale, Paskal Milo, i ftuar në emisionin Top Talk ka folur në lidhje me marrëdhënien e vështirë me Edi Ramën.Sipas Milo...
Kryedemokrati Lulzim Basha, njëherësh lideri i opozitës, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët ku komentoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi.Basha h...
TIRANË– Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës së re që votuan sot kundër për rezolutën e shkakrkimit të presidentit Ilir Meta.Kundër maxhorancës ka...
Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri i cili paraqitit së fundmi kërkesën për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 Qershorit, ka deklaruar në s...
TIRANE- Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve lokale.Një ng...
TIRANË- Në konferencën e sotme për shtyp, kështilltari politik i presidenti Ilir Meta, Bledar Dervishaj i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për zgjed...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Së bashku me ...