Aktualitet

U zunë për motive të dobëta, i mituri s’duroi dot dhe i nguli kaçavidën në krah 31-vjeçarit, arrestohet nga Policia në Durrës

Plagosja ka ardhur nga një konflikt që ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve të mprehta.
Featured image of article: U zunë për motive të dobëta, i mituri s’duroi dot dhe i nguli kaçavidën në krah 31-vjeçarit, arrestohet nga Policia në Durrës Policia e Shtetit

DURRËS– Degjeneron sherri mes dy personave në Durrës. Një i mitur, 17 vjeç me iniciale A.M., ka plagosur me kaçavidë në krah një 31-vjeçar. Plagosja ka ardhur nga një konflikt që ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve të mprehta. 31-vjeçari me iniciale D.V., aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment