Politike

Ndizen motorët për garë! Rama me kryebashkiakët: Zgjedhje të parakohshme në 4 Bashki, të tjerat në 2023

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit në Kryeministri, të zhvilluar paraditen e sotme, Rama ka kërkuar sa më shumë kontakte me qytetarët duke paralajmëruar edhe zgjedhjet në bashkitë e mbetura pa “kokë”.
Featured image of article: Ndizen motorët për garë! Rama me kryebashkiakët: Zgjedhje të parakohshme në 4 Bashki, të tjerat në 2023 Edi rama dhe kryebashkiakët (arkivë)

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i prerë me direktivat që u ka dhënë kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit në Kryeministri, të zhvilluar paraditen e sotme, Rama ka kërkuar sa më shumë kontakte me qytetarët duke paralajmëruar edhe zgjedhjet në bashkitë e mbetura pa “kokë”.

Rama është shprehur qartë se zgjedhjet për 4 bashkitë në vend, janë të vetmet në të cilat Partia Socialiste mund të negociojë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa në qarqet e tjera, sipas numrit një të maxhorancës do të votohet në vitin 2023. Për sa më shumë rezultate, Rama ka kërkuar që të ketë bashkëpunim nga çdo drejtues bashkie me strukturat e parties në qark.

“S’do ketë pushime, vijoni takimet me njerëzit. Pavarësisht pandemisë, gjeni mënyra për të zhvilluar takime. Për zgjedhjet e vetme që ne diskutojmë janë 4 bashkitë që nuk kanë kryetarë. Dekretet e Presidentit vetëm për këto zgjedhje të parakohshme. Pjesa tjetër në vitin 2023,”- mësohet se është shprehur Rama. 

Edhe pse distanca sociale është një nga pikat “kyçe” të mbajtjes larg të koronavirusit, kreu i qeverisë ka kërkuar nga të besuarit e tij për të gjetur mënyra takimi me qytetarët, duke riaktivizuar strukturat për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Gjithashtu ai ka kërkuar që kryebashkiakët të mos e nënvlerësojnë pandeminë por të marrin masa për të mbajtur në minimum numrin e të infektuarve. Kryeministri ka bërë thirrje për vigjilencë maksimale dhe respektim të protokolleve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19. Mund të jetë pikërisht rritja e numrit të infeksioneve ajo që mund të shtyjë asamblenë e PS-së, e cila është projektuar në fund të muajit korrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të tregohemi të kujdesshëm që të mos ketë rritje të numrit të të prekurve,”-mësohet se është shprehur kryeministri.

Pasi ka përfunduar me porositë, numri një i socialistëve ka përditësuar kryebashkiakët me situatën politike në Tiranë. Rama është shprehur se tani duhet të vijohet me dialogun me opozitën parlamentare dhe se po diskutohet për lista të hapura.

“Nuk jam për listat e hapura, por jemi të hapur për çdo lloj diskutimi”, mësohet që të jetë shprehur Rama.

Takimi vjen një ditë pas atij me deputetët socialistë, të cilëve gjithashtu iu kërkuar e njëtja gjë; riaktivizimi i bazave. Vetë Rama ka mohuar se do të ketë zgjedhje të parakohshmë lokale, duke treguar se përgatitjet po bëhen për vitin 2021.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment