Aktualitet

I infektuar nga koronavirusi, ndërron jetë tek Sanatoriumi mjeku nga Kavaja. Vuajti dy javë…

Mësohet se mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2, ose i njohur ndryshe si "Shefqet Ndroqi”.
Featured image of article: I infektuar nga koronavirusi, ndërron jetë tek Sanatoriumi mjeku nga Kavaja. Vuajti dy javë… Sefer Dervishi

TIRANË– Një tjetër mjek ka ndërruar jetë në spital pasi ka humbur betejën me pandeminë e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Mësohet se mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Gjatë dy javëve, gjendja e mjekut është përkeqësuar, kjo pasi Dervishi vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Mjeku 61-vjeçari që shërbente në qendrën shëndetësore ne Helmes, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur ngushëllimet të sinqerta familjes dhe kolegëve të doktor Dervishit.

E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishit, i cili luftoi për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, nuk ja doli ta mundë virusin e rrezikshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr. Seferit, mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij. U prehtë në paqe”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga covid 19, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau, mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë si dhe kirurgu Agron Menzelxhiu.

Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment