Aktualitet

Humbën në Gjipe, shpëtohen 2 turistet gjermane, policia: I tërhoqëm me litarë, operacion shumë i vështirë (VD)

Pasi u bllokuan në kanionet e Gjipesë gjatë natës, shpëtohen dy turistet gjermane. Policia tha se operacioni për shpëtimin e tyre ka qënë ndër më të vështirët.

HIMARË– Shpëtohen dy turistet gjermane që u bllokuan gjatë natës në kanionet e Gjipesë në Himarë.

Mësohet se turistet 37-vjeçare me inciale J.M., dhe K.U., kishin dalë për eksplorim kur kishin humbur rrugën nëpër kanionet e Gjipesë.

Pasi mbetën të bllokuar turistët dhanë sinjalin SOS, për t’u shpëtuar më pas nga policia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se operacioni, i cili ka zgjatur 3 orë ka qënë një ndër më të vështirët dhe se për nxjerrjen e turistëve janë përdorur litarët.

NJOFTIMI I PLOTË:

Himarë

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në Kanionin e Gjipesë, Himarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.

Vetëm pak ditë më parë 105 turistë mbetën të bllokuar në Kanonet e Holtës në Gramsh.  Një vajzë 25-vjeçe e identifikuar si Desantila Sollaku, pjesë e turistëve u gjet e mbytur në dalje të kanioneve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment