Rajoni

Hashim Thaçi bën premtimin para qytetarëve: Unë menjëherë do të jap dorëheqje nëse…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se nëse një nga akuzat ndaj tij do të provohej atëherë ai do të largohej nga posti i kreut të shtetit.
Featured image of article: Hashim Thaçi bën premtimin para qytetarëve: Unë menjëherë do të jap dorëheqje nëse… Hashim Thaçi

PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen edhe pas akuzave të ngitura ndaj tij për krime lufte.

Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se nëse një nga akuzat ndaj tij do të provohej atëherë ai do të largohej nga posti i kreut të shtetit.

Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë,”-u shpreh ai. 

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Një shtet evropian e një shoqëri multi-etnike. I them edhe një herë JO hakmarrjes dhe PO tolerancës ndëretnike. Vetëm duke ndërtuar demokracinë qytetare ndërtojmë të ardhme euroatlantike. 

Këtë dhe deklarata të tjera, Thaçi i bëri nga zyra e tij, nga ku edhe “theu” heshtjen pas aktakzuave të ngritura për krime lufte. Thaçi nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se nëse akuzat ndaj tij provohen ai do të largohet nga detyra për t’u përballur me drejtësinë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment