Politike

Hapja e listave 100%, Rama tregon kushtin: Vetëm po të na garantohet kuota gjinore, s’mund të kthehemi pas në kohë

VIDEO
Kreu i qeverisë është shprehur se do të bjerë dakord vetëm nëse do të garantohet kuota gjinore, në të kundërt nuk ka dakordësi me opozitën.
Featured image of article: Hapja e listave 100%, Rama tregon kushtin: Vetëm po të na garantohet kuota gjinore, s’mund të kthehemi pas në kohë Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Fjalën e tij, Rama e ka nisur me pandeminë e koronavirusit dhe më pas ka folur për hapjen e listave, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i qeverisë është shprehur se do të bjerë dakord vetëm nëse do të garantohet kuota gjinore, në të kundërt nuk ka dakordësi me opozitën.

“Mirëse ritakohemi pas ndërprerjes. Uroj të gjithë të jeni mirë, në kushtet kur jemi dëshmitarë të një situate që befason shpesh. Pa humbur asnjë minutë, duhet që përmes komisionit të ligjeve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në Kodin Zgjedhor. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë me të gjithë ekspertët. Nga njëra anë për mekanizimin e listave të hapura, kur na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, jo vetëm brenda sallës por edhe me opozitën jashtë. Detyrimisht një orë më parë, nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur për konsensus 100%. Por duhet konsesus për të mbaruar punë sa më shpejt. I vetmi problem për ne për hapjen e listave 100% është mbajtja e kuotave. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, mos prisni nga ne hapjen e listave 100%. Lista të hapura që e kthejnë Shqipërinë pas në kohë, nuk çojnë asgjëkundi për ne. Por besoj kjo nuk është sfidë e panjohur dhe e re që shfaqet për herë të parë,”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në Kuvend. Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Hapja e listave 100%, Rama tregon kushtin: Vetëm po të na garantohet kuota gjinore, s’mund të kthehemi pas në kohë

  1. Ne cilin Vend te botes, eshte barazia Gjonore? Ku ne cilin Cep te Botes e Gjen ky Mashtrus. i digjet Shiprti ketij Per Barzaine Gjinore ky Killer dhunus e perdhunus i Femrave. Barazia Gjinore eshte nje absur, perderisa te Gjithe jane te Barabart, te zgjdhin dhe te Zgjidhen. Po barazoia gjionre te shtruhwet edhe ne Arsim, si do vje puna nese Meshkujt apo femrat nuk mesoja, duhet bti barazojme edhe Ti kalojme me barazi gjinore e

Shto Koment