Aktualitet

Ofendoi “frikacak” në seancë Emilianon, grupi Shullazi ankimon në ONM e KPK gjyqtaren Dollani: S’kemi besim!

Anëtarët e grupit Shullazi ankohen sërish për gjyqatren Saida Dollani. Të pandehurit argumentojnë se gjyqtarja Dollani ka kryer shkelje ligjore ndaj kërkesa të tyre dhe kanë kërkuar të kryen veprimet ligjore për shkeljet.
Featured image of article: Ofendoi “frikacak” në seancë Emilianon, grupi Shullazi ankimon në ONM e KPK gjyqtaren Dollani: S’kemi besim!

TIRANË- Katër anëtarët e grupit të Shullazit janë ankuar për të dytën herë për gjyqtaren Saida Dollani, duke kërkuar përjashtimin e saj nga trupa gjykuese.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela, të cilët nëpërmjet një kërkesës e zyrtare drejtuar ONM dhe KPK kanë argumentuar se kanë humbur besimin se gjyqtarja Dollani se mund të tregohej e paanshme.

“Kemi humbur çdo lloj besimi te Saida Dollani, ajo ka kryer shkelje ligjore ndaj kërkesave tona.11 seanca dhe çështja s’ka filluar të gjykohet.Me veprimet e saj insistuese përtej arsyes dhe kërkesës së ligjit, gjyqtarja ka krijuar dyshime thelbësore se motivimi i saj nuk është thjeshtë kryerja e detyrës, por marrja e një pozicioni “heroiko-stoik”, duke synuar të jetë me çdo kusht gjyqtarë në këtë çështje, ku të pandehurit gjerësisht dhe në cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë janë stigmatizuar tashmë si element me ngarkesë të fortë kriminale.”

Më tej, sipas tyre, Dollani ka kaluar në fyerje personale me një nga të pandehurit (Emiliano Shullazin) duke e cilësuar atë si gënjeshtar dhe frikacak.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(a.m/dosja.al)

Letra:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment