Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Informoi autorët nga brenda, gjykata lë në burg Kanaçin, agjenti: Nuk kam lidhje

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg agjentin e aeroportit të Rinasit, Hasan Kanaçin. Ai dyshohet se ndihmoi autorët e grabitjes nga brenda në datë 9 prill.
Featured image of article: Grabitja e Rinasit/ Informoi autorët nga brenda, gjykata lë në burg Kanaçin, agjenti: Nuk kam lidhje Hasan Kanaçi

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Kanaçin.

Në momentin e dhënies së vendimit, Kanaçi i ka kërkuar llogari trupës gjykuese duke u shprehur se nuk e kuptonte masën e marrë ndaj tij.

“Pse arrest me burg? Nuk kam lidhje me ngjarjen,’- mësohet të ketë thënë para togave të zeza Hasan Kanaçi.

Kanaçi mbante detyrën e agjentit të cargos, në aeroportin Nënë Tereza u arrestua të premten në mbrëmje, pasi akuzohet se ndihmoi autorët e grabitjes nga brenda në datë 9 prill

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të cilat dyshohet se i përkasin shumës prej 5.6 milionë eurove të grabitura në Rinas.

Dyshohet se 48-vjeçari ka njoftuar grupin kriminal për orarin e lëvizjet e automjeteve që do të transportonin shumën e parave.

Për ngjarjen e Rinasit, Kanaçi është personi i 7-të i arrestuar. Përveç tij në prangat e policisë kanë rënë: Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi.

Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela.

Grabitja e Rinasit ndodhi mesditën e 9 prillit, ku një grup prej 5 personash grabiti shumën prej 5.6 mln eurove. Grupi u larguar me një furgon të bardhë, i cili u ndoq nga policia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment