
TIRANË- Gjykata e Posaçme kishte parashikuar sot që të zhvillonte seancën e radhës për grabitjen në Rinas, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjyqtari i çështjes ka njoftuar se seanca është shtyrë për një datë tjetër, pasi në sallë mungonte Talo Çela, i cili është ende në kërkim.
Ndërkohë të pranishëm në seancë ishin dy vëllezërit e arrestuar pak muaj më parë, Eldi dhe Klement Çala, të cilët presin të gjykohen. Në mungesë të Çelës, i cili akuzohet se është një ndër personat që ka pasur rol kryesor në grabtijte, gjykatësi vendosi të shtynte seancën.
Për dosjen e vjedhjes së 4.6 milion eurove nga avioni në Rinas më 9 prill të vitit 2019, SPAK ka dërguar për gjykim për 8 të pandehur; Klement dhe Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.
Policia ka mundur të arrestojë 7 prej tyre dhe tashmë në kërkim është vetëm Talo Çela dhe për të gjithë ata që japin informacione për vendodhjen e tij forcat e rendit do japin 10 milionë Lekë. Grabitja e Rinasit ndodhir në prill të vitit 2019, ku u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport.
(k.m/dosja.al)