Politike

Meta dhe Rama ‘pranohen’/ Gjykata Kushtetuese publikon statistikat për 2019, viti nis me 85 dosje të reja, mes tyre edhe Voltana Ademi

Në bilancin statistikor për vitin 2019 të Gjykatës Kushtetuese renditen edhe kërkesat e pranuara, ku ndër ato të marra në shqyrtim nga Kolegji spikat ajo e presidentit Ilir Meta për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ankesën e kryeministrit Edi Rama.
Featured image of article: Meta dhe Rama ‘pranohen’/ Gjykata Kushtetuese publikon statistikat për 2019, viti nis me 85 dosje të reja, mes tyre edhe Voltana Ademi Foto ilustruese

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka publikuar statistikat për veprimtarinë e vitit 2019, duke dhënë informacion për të gjitha paditë e dorëzuara pranë saj. Në bilancin statistikor për vitin 2019 të Gjykatës Kushtetuese renditen edhe kërkesat e pranuara, ku ndër ato të marra në shqyrtim nga Kolegji spikat ajo e presidentit Ilir Meta për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ankesën e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë për vitin e ri kalendarik 41 kërkesa janë të mbartura nga 2019-ta, dy prej të cilave do të kthehen për shqyrtim në seancë plenare. Ndërsa nga 1 janar 2020, numri total i kërkesave që ende nuk janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese është 85, mes tyre edhe ajo e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim zgjedhjet e 30-qershorit që u zhvilluar në vitin 2019. Dosja.al mëson se treshja e gjyqtarëve kushtetues kanë pranuar kërkesën e kryebashkiakes në detyrë për Shkodrën, Voltana Ademi, e cila ka paraqitur në emër të shoqatës së bashkive, duke i cilësuar si antikushtetuese këto zgjedhje.

Gjykata Kushtetuese bëri një bilanc dhe vijon të funksionojë me 4 anëtarë nga 9, pa pasur kuorumin përkatës prej 6 anëtarësh që duhen për vendimmarrje. Aktualisht Gjykata Kushtetuese funksionon vetëm me Kolegj Gjyqtarësh Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese janë bërë funksionale më 14 nëntor 2019, pas zgjedhjes nga Kuvendi dhe Presidenca të anëtarëve të rinj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statistikat e Gjykatës Kushtetuese (Klikoni këtu për të parë dokumentin e plotë)

Gjithsesi me anëtarët që ka Kushtetuesja aktualisht, mundet thjesht të marrë nën shqyrtim por jo të japë një vendim të prerë mbi çështjet. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me katër anëtar. Vitore Tushaj, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fjona Papjorgji janë anëtarë aktaulë. Për të dhënë një vendim nevojitet që minimumi të plotësohet edhe me dy anëtarë të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment