Aktualitet

Gjendet 13-vjeçarja “e rrëmbyer”, ishte duke pirë kafe tek Zogu i Zi me disa miq

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza u gjet në një qendër tregëtare tek zona e Zogut të Zi duke konsumuar një pije me tre shoqe e dy shokë.
Featured image of article: Gjendet 13-vjeçarja “e rrëmbyer”, ishte duke pirë kafe tek Zogu i Zi me disa miq Foto ilustruese

TIRANË- Pas katër orëve e zhdukur, gjendet 13-vjeçarja e cila u raportua se ishte rrëmbyer në mes të Tiranës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza u gjet në një qendër tregëtare tek zona e Zogut të Zi duke konsumuar një pije me tre shoqe e dy shokë.

“Është shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Mësohet se e gjithë ngjarja është stisur nga vajza për të kaluar një pasdite me miqtë pasi familja nuk i jepte leje për të dalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas katër orësh në kërkim, Policia e Shtetit ka gjetur 13-vjeçaren e humbur. Ajo ishte lërguar me dëshirë nga shtëpia për të kaluar një pasdite me shoqërinë. Për shkak se prindërit nuk i jepnin leje, ajo inskenoi edhe rrëmbimin. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment