Politike

Gazment Bardhi në Shkodër, shtrin dorën për ‘marrëveshje’: Dera e PD-së, gjithmonë e hapur për Jozefina Topallin

Në deklaratën e tij, ai e la të hapur mundësinë e kandidimit të ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit në listat e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka qënë në Shkodër ditën e sotme për të zhvilluar një takim me strukturat për të nisur edhe përgatitjen e propozimeve të kandidatëve për deputetë.

I pyetur nga mediat e pranishme për rikthimin e figurave të vjetra të PD-së sërish në strukturat partiake, Bardhi ka dhënë vetëm sinjale jeshile. Në deklaratën e tij, ai e la të hapur mundësinë e kandidimit të ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit në listat e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

”Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD,”– u shpreh Bardhi.

Pas largimit të ish-kryetarit Sali Berisha nga drejtimi i PD-së, menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 2013, Topalli ishte gjithmonë e më kritike ndaj kryedemokratit Basha. Ajo ishte pjesë e PD-së deri në momentin kur nuk u vendos në listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2017 bashkë me figura të tjera të demokratëve.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Gazment Bardhi në Shkodër, shtrin dorën për ‘marrëveshje’: Dera e PD-së, gjithmonë e hapur për Jozefina Topallin

  1. A eshte e gateshme zonja Topalli te nenshkruaj per nje ligj,sipas te cilit, femijet e politikaneve te rendit te larte ,(ku "rendi i larte" te percaktohet gjithashtu me akte nen ligjore) te mos kene te drejte te konkurojne per poste ne administraten shteterore?! (kuptohet se po konkuruan eshte e sigurte fitorja)
    Eshte shume domethenese qe se fundi djali i zonjes Topalli fitoi nje post ne KLSH,vajza sapo u kethue nga Parisi direkt e ne banken e Shqiperise. Jane pa fund zyrat e shtetit qe kane sigurur "sherbimet e kalamajve te politikaneve te larte",sadoqe te shkretet shqipetare heqin buken e gojes per te shkolluar femijet,e tyre,madje edhe jashte shtetit,por jane te detyruar ,qe pas "konkurimit" te shkojne andej nga kane ardhur!!!

Shto Koment