Aktualitet

Vendi bosh në KLP, Arta Marku mbledh prokurorët më 4 tetor, kush janë 2 kandidatët?

Në garë për anëtar të KLP-së janë Vladimir Mara dhe Esmerakda Keshi (Cami), Ata do të zëvendësojnë Gentian Osmanin.
Featured image of article: Vendi bosh në KLP, Arta Marku mbledh prokurorët më 4 tetor, kush janë 2 kandidatët? Arta Marku

TIRANË-  Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur sot mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur anëtarin prokuror për KLP-në, vend i cili është vakant prej kohës. Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme mësohet se mbledhja do të mbahet në 4 tetor ora 10:00 dhe pjesëmarrja në të është e detyrueshme.

Në garë për anëtar të KLP-së janë Vladimir Mara dhe Esmerakda Keshi (Cami), njëri prej të cilëve do zëvendësojnë Gentian Osmanin, i shkarkuar nga Vettingu.

Miratimi i këtyre kandidaturave është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme pak ditë më parë.  Vetë Prokuroria e Përgjithshshme i dërguar kryeprokurores Arta Marku një relacion ku shihet se është bërë verifikimi ligjor i dy kandidatëve për KLP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Njoftim për zhvillimin e mbledhjes

Ndër të tjera në realacion theksohet se Keshi dhe Mara kanë plotësuar kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Esmeralda Cami është drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila për shkak të konflikteve të interesit nuk mund të merrte përsipër “Dosjen 184”, për të cilën Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.”

(a.m/dosja.al)

Shto Koment