Aktualitet

Fuoristada bie në greminë, aksidentohen tetë turistë polakë në Fushë Krujë, policia fsheh ngjarjen (Video)

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit dhe mos njohja e terrenit nga turistët polakë.

FUSHE KRUJË- Një fuoristradë, e cila kishte në bordin e saj 8 turistë polakë është aksidentuar pasditen e djeshme në fshatin Bizë të Ishmit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina me të cilën turistët po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra në greminë.

Turistët e aksidentuar janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Durrësit. Mësohet se ata kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Edhe pse aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, Policia nuk ka bërë publike asnjë detaje nga ngjarja.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit dhe mos njohja e terrenit nga turistët polakë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment