Aktualitet

Skemat e mashtrimit me TVSH-në/ Arrestohet një tjetër biznesmen, miliona euro dëm (EMRI)

Agim Kola akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit e miliona eurove me faturat fiktive.
Featured image of article: Skemat e mashtrimit me TVSH-në/ Arrestohet një tjetër biznesmen, miliona euro dëm (EMRI) Foto ilustruese

TIRANË– Arrestohet biznesmeni Agim Kola pasi akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit e miliona eurove me faturat fiktive. (Lexo këtu)

Deri më tani janë arrestuar plot 16 biznesmenë të tjerë. Ata u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”. Disa prej të arrestuarve janë gjithashtu figura të njohura si Agim Kola, si biznesmeni i Rugës së Arbrit, Paqsor Buzo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment